NJE VIDEO E MBUSHUR ME MESAZHE RACISTE DHE URREJTEJE ESHTE KTHYER NE NJE SKANDAL JO VETEM PER USHTRINE GREKE POR EDHE PER QEVERINE E ATHINES. DISA USHTARE TE FORCAVE SPECIALE GREKE JANE XHIRUAR GJATE NJE MOMENTI STERVITJEJE, DUKE NGRITUR MORALIN E TYRE PERMES SHARJEVE TE SHQIPTAREVE DHE TURQVE. SKANDALI I PUBLIKUAR NE GAZETEN "TA NEA" KA NGJALLUR REAGIMIN E OPINIONIT PUBLIK, POR JO TE MINISTRISE SE MBROJTJES DHE ASAJ TE JASHTME.
Ministria Reagon
Pas berjes publike te videos ku ushtarėt grekė kishin kthyer nė himn tė tyrin njė kėngė rraciste ndaj shqiptarėve ka reaguar Ministria Shqiptare e Mbrojtjes. Kjo ministri ka denuar videon e shfaqur dje ne media, ndersa i cilesoi pamjet e saj te papranueshme.
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas videos skandal ku shfaqeshin ushtaret greke qe kendonin kenge anti shqiptare. Ne nje konference per shtyp zevendes ministri i mbrotjes Petrit Karabina deklaroi se kenget frymezueze anti shqiptare jane te papranueshme te denueshme dhe po aq skandaloze per gjithe vendet e NATO-s. Gjithashtu Ministria e Mbrotjes i ka kerkuar homologes greke qe te marre masa per te crrenjosur shfaqje te tilla te nacionalizmit agresiv ndaj shqiptareve.
Nderkaq Komisioni Parlamentar per Politiken e Jashtme do te mbidhet neser me urgjence per te diskutuar rreth skandalit te videos greke. Kryetari i ketij komisioni Prec Zogaj ka bere te ditur se neser nė komision do diskutohet mes gjithė anėtarėve dhe do tė vlerėsohet ēėshtja, sigurisht pasi tė shihet edhe qėndrimi qe do te mbajne autoritetet greke mbi kėtė situatė. Tepėr i rezervuar nė komentet nė lidhje me ngjarjen dhe videon e publikuar, Zogaj tha se akte tė tilla ushqehen nga qarqe tė vjetra nė Greqi dhe theksoi se njė skandal i tillė e turpėron shtetin grek.
Ka qene gazeta greke Ta Nea ajo qe ka zbuluar videoskandalin me kenge me permbajtje te forte antishqiptare. Videoja eshte realizuar nga nje celular ku dallohen qarte ushtare greke, te cilet jane duke kryer nje maratone prej 50km. Pergjate rruges, nen kujdesin edhe te oficereve, ushtaret kendojne kenge me permbajtje te theksuar antishqiptare dhe antiturke.