Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Bogdani ia bėn "bam" me dy gola


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Bogdani ia bėn "bam" me dy gola
Permalink   


Pas njė periudhe tė gjatė shterimi, Erion Bogdani ėshtė rikthyer pėrsėri si golashėnues nė kampionatin italian. Dje sulmuesi i kombėtares shqiptare ka shėnuar dy gola nė takimin Kievo-Torino, i cili pėrfundoi me rezultatin 3-0 pėr vendėsit. "Er Bomberi" shėnoi dy gola qė ishin njėri mė i bukur se tjetri. Goli i parė u shėnua qė nė minutėn e 2-tė tė takimit, ku pas njė kontrolli tė bukur tė topit brenda zonės mike, Bogdani nuk fali, duke kaluar Kievon nė avantazh. Ndėrkohė, nė limitin e pjesės sė parė, shqiptari shėnoi njė tjetėr gol, kėsaj here me kokė, duke mposhtur portierin e Torinos, Abiati. Paraqitja e djeshme e sulmuesit ishte njė nga mė tė mirat, qė nga periudha e kalimit tė tij te Kievo. Ai luajti plot 90 minuta. Rikthimi i tij te golat, duhet thėnė se ėshtė njė sinjal i mirė edhe pėr kombėtaren shqiptare.
Gjermania
Lala, 90 minuta nė fitoren e Hanoverit
Altin Lala, mesfushori shqiptar qė aktivizohet me Hanoverin, ka zhvilluar dje njė takim pėr t'u admiruar. Hanoveri i Lalės fitoi me rezultatin 4-2 ndaj Borusias sė Dortmundit. Futbollisti veteran i kombėtares shqiptare, gjithashtu edhe kapiteni i Hanoverit, ishte njė lider pėr ekipin e tij. Pas njė dėmtimi tė gjatė, tashmė Lala po rifiton formėn e duhur dhe po bėn njė paraqitje tė mirė nga ndeshja nė ndeshje.
Vata, aktivizim nė rritje, mungon Skela
Ish-mesfushori i kombėtares shqiptare Fatmir Vata ėshtė aktivizuar dje qė nė minutėn e 43-tė me Arminian. Skuadra e Vatės luante nė transfertė me Energia Cotbus, ku dhe humbi me rezultatin 2-1. Paraqitja e mesfushorit shqiptar ishte e kėnaqshme, ku duhet thėnė se trajneri i Arminias, Frank Geidek, ka filluar tė ketė mė shumė besim tek Vata, ku dhe dje ai e aktivizojė mė shumė minuta se takimet e tjera.
Hamburgu fiton, Besart Berisha mungon
Kosovari i kombėtares shqiptare, Besart Berisha, nuk ka qenė fare i grumbulluar nė takimin Hamburg-Eintraht Frankfurt. Sulmuesi qė militon pėr Hamburgun nuk ka qenė i preferuari i trajnerit Hub Stivens nė takimet e fundit. Gjithsesi, dje Hamburgu arriti njė fitore bindėse ndaj Frankurtit, me rezultatin 3-1.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard