Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Kuotat pėr korrespondencėn ne Universitetin e Tiranės


Perdorues i shpeshte

Status: Offline
Posts: 13
Date:
Kuotat pėr korrespondencėn ne Universitetin e Tiranės
Permalink   


Ata qė nuk mundėn ose nuk donin tė ndiqnin studimet e larta me kohė tė plotė, kanė njė tjetėr shans pėr vazhdimin e universitetit. Korrespondencėn, emėrtuar sė fundi, studimet me kohė tė pjesshme (part-time). Veēse jo ku tė duan. Universiteti i Tiranės i ka bėrė tashmė propozimet pėr degėt qė ofrojnė kėtė sistem dhe pėr numrin e studentėve qė janė nė gjendje tė pėrballojnė.

Ndėrkohė qė presin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėrgjigjen zyrtare lidhur me kuotat, tarifat pėrkatėse dhe skemėn qė do tė pėrdoret pėr pranimin e tyre. Sipas rektorit tė UT-sė, Shezai Rrokaj, jo nė tė gjitha degėt ofrohet ky sistem studimesh. “Kėtė vit sistemin part-time e kemi propozuar nė Fakultetin e Histori-Filologjisė, Ekonomikut dhe Juridikut”, - thotė Rrokaj, duke pranuar se do tė ishte mirė qė me kohė tė pjesshme tė kishte mėsim edhe nė degė tė Fakultetit tė Shkencave Sociale. Por, kjo e fundit, sipas tij, nuk realizohet dot, pėr shkak tė mungesės sė ambienteve nė kėtė fakultetet.
Kule: Ekonomiku, edhe me 50 mijė lekė
Asnjė limit pėr pranimet part-time nė Fakultetin Ekonomik nė Tiranė. Sipas vetė dekanit, Dhori Kule, nuk janė bėrė propozime pėr kuota, por do tė pranohen tė gjithė ata qė do tė ketė dėshirė tė ndjekin kėtė lloj studimi. “Jam i mendimit se nuk ka shumė nevojė pėr kritere pranimi. Pėr mua, kush ka mbaruar shkollėn e mesme, mund tė ndjekė studimet part-time, pasi vijimėsia nuk do tė varet thjesht nga dėshira e momentit, por nga qėllimi qė ka studenti pėr t’u arsimuar”, - thotė Kule, duke theksuar se ky sistem, mė shumė se gjithė tė tjerėt, ka nevojė pėr staf tė kualifikuar. “Kemi kėrkuar qė si ēdo vit, tė vijojė sistemi part-time, pa kufizim. Ndėrkohė qė pėrcaktimi i tarifės bėhet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave”, - thotė Kule. Sipas tij, kėtė vit mund tė ofrohen studime me njė tarifė mė tė ulėt, nga 75 mijė lekė qė ka qenė nė 50 mijė lekė, por kjo ėshtė njė gjė qė do tė zyrtarizohet.
Filologjiku dhe Juridiku
Ndryshe ėshtė propozuar pėr degėt e tjera, ku kuotat janė tė limituara. “Nė Fakultetin e Histori-Filologjisė janė propozuar nga 150 kuota pėr degėt e historisė, gjuhė-letėrsisė dhe gjeografisė”, - thotė rektori Rrokaj, duke shtuar se nuk do tė ketė korrespondencė pėr degėn e gazetarisė. Po kėshtu, ai pranon se nė degėn e juridikut janė propozuar 200 kuota pėr sistemin part-time. Pas studimit tė situatės, infrastrukturės dhe stafeve pedagogjike, Rrokaj pranon se ėshtė parė e arsyeshme se 680 kuota pėr degėt e part-time dhe pranimet pa limit nė ekonomik janė tė pėrballueshme. Degė tė cilat, pa marrė nė konsideratė cilėsinė e mėsimdhėnies apo studentėve qė kanė nxjerrė e kanė dhėnė provėn se mund tė vijojnė nė kėtė lloj sistemi.
Pranimet
Nuk ka ende asgjė zyrtare sa i pėrket studimeve me korrespondencė. Duket se gjithēka ėshtė vonuar pėr shkak tė tejzgjatjes sė procesit tė pranimeve nė sistemin me kohė tė plotė. “Nuk dimė asgjė nėse si kriter pėr pranimet e part-timit do t’i pėrmbahemi maturės shtetėrore apo do tė bėhet seleksionimi me dėftesa”, - thotė rektori i UT-sė, Shezai Rrokaj. Pėr kėtė ai deklaron se ėshtė detyrė e ministrisė tė bėjė saktėsime. Madje edhe pėr tarifėn nuk dihet nėse do tė ketė ndryshime apo do tė vazhdojė tė jetė ajo ekzistuesja. Nėse ėshtė kėshtu, atėherė pėr njė vit studimet nė juridik nevojiten 150 mijė lekė, 75 mijė nė ekonomik dhe 50 mijė lekė pėr degėt e Filologjikut.


150
kuota ka kėrkuar Universiteti i Tiranės pėr korrespondencėn nė degėn e historisė nė Fakultetin Filologjik

150
kuota ka kėrkuar Universiteti i Tiranės pėr korrespondencėn nė degėn e gjeografisė nė Fakultetin Filologjik

150
kuota ka kėrkuar Universiteti i Tiranės pėr korrespondencėn nė degėn e gjuhė-letėrsisė nė Fakultetin Filologjik

200
kuota janė propozuar pėr korrespondencėn nė degėn e drejtėsisė nė Fakultetin e Drejtėsisė

50
mijė lekė ėshtė tarifa pėr njė vit shkollimi nė degėt e Fakultetit tė Histori-Gjeografisė

75
mijė lekė ėshtė tarifa vjetore e shkollimit nė Fakultetin e Ekonomisė nė Tiranė

150
mijė lekė duhet tė paguajė njė i interesuar pėr tė vazhduar me korrespondencė degėn e Juridikut

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard