Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Ngjela: Tė hapen dosjet. Jemi fitimtarė, jo viktima


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Ngjela: Tė hapen dosjet. Jemi fitimtarė, jo viktima
Permalink   


Avokati i njohur, deputeti i PD-s, Spartak Ngjela, u shpreh dje pro hapjes sė dosjeve tė komunizmit dhe vendosjes sė moralitetit nė trajtimin e kėsaj ēėshtjeje.


Ngjela kėrkoi pajtim kombėtar, pasi kemi njohur defektet e moralitetit tė historisė shqiptare. Gjithashtu ai tha se kėrkohet kurajė qytetare qė tė hapen dosjet pėr tė parė njėri-tjetrin nė sy normalisht dhe tė mos lejojmė politikėn qė tė shpifė. Ngjela akuzoi deputetė tė Kuvendit, duke u shprehur se “punistėt nė sallė po tentojnė t’i japin pafajėsi tė dėnuarve tė regjimit tė komunizmit”. Avokati i njohur kėrkoi nga Parlamenti dhe historia qė pėr ish tė pėrndjekurit e regjimit tė mos pėrdoret termi “viktimė”, pasi sipas tij ata janė fitimtarėt qė pėrmbysėn tė parėt regjimin komunist. “Ka ardhur koha tė diskutojmė nė njė sens tjetėr. Nuk ėshtė normale dhe nuk duhet lejuar qė nė diskutime, nė pėrkrahje hapur nė libra, tė mbahet fjala “viktimė e komunizmit”. Absolutisht! Unė kam eksperiencėn time dhe nuk ka pasur fare viktima, por luftėtarė tė vendosur kundėr komunizmit, qė janė rreshtuar pėr nder tė popullit tė tyre, janė rreshtuar kundėr me falangat e mėdha antikomuniste qė drejtonin betejat e mėdha nė njė rrugė 50-vjeēare, qė nga Roma deri nė Uashington, qė nga Boni nė Uashington dhe janė krenarė se nuk janė viktima, por janė bashkuar me forcėn mė tė madhe tė demokracisė liberale dhe kanė fituar”, tha Ngjela. Avokati i njohur demokrat e cilėsoi trajtimin e deritanishėm tė kėsaj shtrese tė shoqėrisė si lėmoshė. “Kurse kėtu ka 15 vjet qė humbėsit, tė humburit nė njė betejė vijnė dhe trajtojnė si viktima fitimtarėt. Eshtė i pari Parlament nė botė qė fitimtarėt i trajton si viktima. Jo!”, u shpreh Ngjela. Sipas avokatit, “Demokracia liberale ende nuk ėshtė vendosur nė Shqipėri dhe njė nga arsyet pse nuk ėshtė vendosur ėshtė se i humburi ka dalė si fitimtar”. “Ē’ėshtė kjo lėmoshė pėr viktimat? Absolutisht! Ky ėshtė njė detyrim qė i munduri duhet t’i japė fitimtarit, pasi ėshtė mundur nė luftė, kurse kėtu i munduri vjen dhe kėrkon t’i japė lėmosha fitimtarit. Ky ėshtė ekuacioni qė duhet ndėrruar nė kėtė sallė dhe do ta ndėrrojmė”, tha Ngjela.


Lustracioni
Diskutimi i avokatit tė njohur, si njė nga vuajtėsit e regjimit komunist, ishte i vetmi nė kėtė frymė ndėr tė gjithė deputetėt e maxhorancės. Ngjela kėrkoi zbardhjen e tė gjitha krimeve dhe personave pėrgjegjės tė krimeve tė komunizmit. “Jam dakord se nė Shqipėri nuk ėshtė bėrė lustracioni, i cili kėrkon moral pėr ta bėrė. “Ky proces, duhet tė bėhet, siē u bė lufta e klasave, ashtu siē e kanė pėrdorur ndonjėherė nė kėtė Parlament. Jo zotėrinj! Lustracion do tė thotė moralitet! Qė tė vendosėsh lustracion, duhet tė njohėsh mė parė defektet qė i ke shkaktuar shoqėrisė, qoftė dhe nė njė masė tė vogėl dhe jo nė njė masė kaq tė madhe qė nuk mbaron vetėm me tė pėrndjekurit politikė qė kanė vuajtur nėpėr burgje”, tha Ngjela. “Ėshtė shumė mė e gjatė, shumė mė e thellė dhe shumė mė e rėndė se kaq, ai qė unė me tė drejtė e kam quajtur terror shtetėror dhe qė herė pas here i them piramidė e Enver Hoxhės ose e punizmit. Ajo nuk ėshtė mė njė gjėmė e vogėl, njė gjėmė ose njė fatkeqėsi e njė shtrese, ajo ėshtė njė tragjedi e madhe kombėtare, e cila pėr tė krijuar frikėn terrorin, punėn e detyruar si nė piramidat e Egjiptit duhej tė persekutonte ata qė e kundėrshtonin regjimin me verbin e tyre”, pėrfundoi avokati.


 


Braēe me bustin e Berishės nė Kuvend


Deputeti socialist, Erjon Braēe, gjatė fjalės sė tij nė Parlament ka deklaruar se kryeministri, Sali Berisha, nuk ka tė drejtė morale qė tė diskutojė mbi krimet e komunizmit pasi, sipas tij, ka qenė njė pėrfaqėsues i komunistėve. “Kėtė debat e ka iniciuar njė pėrfaqėsues i regjimit punist, njė pėrfaqėsues i lartė i pushtetit tė sotėm, qė tashmė i ka ardhur koha tė ikė. Punistėt vazhdojnė ende tė japin mėshirė”, deklaroi Braēe. Ai bėri tė ditur se dėgjoi diskutimin e kryeministrit nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė dhe se u habit nga sulmet e tij ndaj pėrfaqėsuesve tė dhjetorit ’90, Ilir Meta dhe Edi Rama. “Rrugės po ecja dhe papritur pashė njė njeri qė shiste bustin e kryeministrit, kushtonte njė mijė lekė. Pas rrėzimit tė perdes sė hekurt tė komunizmit ėshtė i vetmi kryeministėr nė Evropė qė tė ketė njė bust tė tillė. Eshtė turp qė kryeministri i Shqipėrisė mbart mbi vetė atė qė demortizohet. Pra, ai qė ka lėnė rininė qė e mori partia dhe qė u kujdes si doktor pėr partinė, ka moral tė vijė dhe tė bėjė debat kėtu”, deklaroi Braēe. Deputeti socialist nė fjalėn e tij i ka kėrkuar ndjesė deputetit demokrat, Spartak Ngjela, pėr sulmet qė ai ka ndėrmarrė nė adresė tė tij gjatė botimeve tė shkrimeve.


 


Anėtari i kryesisė sė PS kėrkoi tė hapen dosjet e politikanėve dhe funksionarėve


Dokle: Tė hapen dosjet e krimit komunist
“Qeveria e sotme po drejton me tė njėjtin mentalitet si Hoxha”


Partia Socialiste kėrkoi dje nė Parlament hapjen e dosjeve tė krimeve tė komunizmit dhe tė politikanėve e funksionarėve tė lartė tė shtetit. Anėtarėt e kryesisė, Namik Dokle dhe Erjon Braēe, i konsideruan kėto dy ēėshtje shumė tė rėndėsishme dhe duhet tė futen nė dokumentin pėrfundimtar tė Kuvendit. “Ka disa kėrkesa qė duhen vlerėsuar nė mėnyrė tė veēantė, p.sh. pika 4 dhe pika 5 e kėtij dokumenti, kėrkon tė hapen arkivat sekrete tė krimit komunist dhe dosjet pėr politikanėt, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, drejtues tė mediave kombėtare, audiovizive dhe tė shkruar. Kjo ėshtė tashmė njė domosdoshmėri, nėse duam tė ndahemi nga e kaluara duhet ta njohim nė thellėsi kėtė tė kaluar”, tha Namik Dokle dje, gjatė seancės parlamentare kushtuar rezolutės pėr krimet e komunizmit. Sipas Dokles, kjo kategori duhet tė bėhet transparente, pasi ka ndikuar negativisht nė egėrsimin e komunizmit nė vend. “Pėr kėtė ēėshtje ėshtė diskutuar shpesh nė Kuvendin tonė, janė pėrmendur fakte dhe ngjarje, janė pėrmendur dhe pseudonime deputetėsh, tė cilėt duke qenė shėrbėtorė tė komunizmit dhe nė mėnyrė tė veēantė tė pjellės sė tij, sigurimit tė shtetit, kanė ndikuar dhe kanė luajtur njė rol shumė negativ nė pėrshpejtimin dhe egėrsimin e kėtij genocidi”, tha Dokle. Sipas deputetit socialist “tani kėta nuk janė nė Parlament, por gjithsesi diku gjenden, a janė ambasadorė, a janė shefa zyrash, apo drejtorė agjencish kombėtare menaxhimesh, kjo ėshtė pėr t’u verifikuar”. Dokle nuk hezitoi qė t’i kėrkojė kėsaj kategorie njerėzish qė tė ndjekin shembullin e Grassit. “Unė nuk jam nė gjendje t’i dizenjoj tani se cilėt janė ata, veēse nė qoftė se ndonjėrit prej tyre do t’i bjerė nė mend ajo qė bėri Gynter Grassi, i cili pasi fitoi ēmimin Nobėl deklaroi se ka qenė pjesė e trupave fashiste tė Hitlerit”, tha Dokle.


 


pseudonimet


Koromane
Qershia
Plepi
Daja
Demoni
Qukapiku
Kali i shalės
Poli i veriut


 


Parlamenti pėrfshihet pėr 6 orė nė debate tė forta pėr krimet e komunizmit. Shtyhet miratimi i rezolutės


Hapja e dosjeve, shtyhet vendimi
Berisha: Do tė dalin tė gjithė, nga “Cigarja” deri tek “Raketa”


Hapja e arkivave tė periudhės sė komunizmit dhe tė dosjeve tė spiunėve shtyn miratimin e projektrezolutės pėr dėnimin e krimeve tė regjimit komunist nė Shqipėri.


Pėr 6 orė deputetėt kanė debatuar nė lidhje me rezolutėn e Asamblesė sė KE-sė pėr “Domosdoshmėria pėr dėnimin ndėrkombėtar tė krimeve tė regjimeve totalitare komuniste”. Debati mė i ashpėr ka qenė ai ndėrmjet kryeministrit, Sali Berisha dhe kreut tė grupit parlamentar tė PS-sė, Pandeli Majko. Kryeministri ka akuzuar socialistėt si pasues tė Partisė sė Punės, duke shtuar gjithashtu se tė majtėt kanė frikė qė tė hapin dosjet e spiunėve tė sigurimit tė shtetit dhe arkivat e shtetit. “PPSH u shndėrrua me njė dokument, nuk u shkri si tė gjithė partitė e tjera komuniste tė lindjes, pėr t’u rithemeluar. Emrin tuaj jua pėrmbysa, ju pėrmbysa ju dhe etėrit tuaj. Etėrit jua pėrmbysa nė vitin 1992, pėrmbysa bijtė etėrve nė 2006 dhe jam i gatshėm ta bėj pėrsėri”, tha nė fjalėn e tij kryeministri. Duke iu drejtuar socialistėve, ai theksoi se “ēfarė kanė vuajtur do tė dalė e gjitha nė shesh”. “Ju qė kėndoni pėr Hitlerin duhet tė bėni aktin e ndarjes nga trashėgimia, nga 24 maji. Atė qė e shpallėt ditė feste, shpalleni dite zie. T’i bėjmė njė dėnim kapital regjimit komunist. Bėhuni racionalė tė dėnojmė Enver Hoxhėn si kryekriminelin e asaj kohe”, deklaroi Berisha. Gjithashtu kreu i PD-sė ka sulmuar dhe liderin e PS-sė, Edi Rama. “Ju jeni qumėshtorė. Po s’hapėt dosjet do tė keni imponime tė forta pėr ta bėrė. Kemi mundėsi tė bashkėpunojmė. Do tė dalin tė gjithė qė nga “Cigarja” deri tek “Raketa”. Ftoj opozitėn tė ngrejė njė komision Hetimor pėr dosjet dhe tė mos merret me komisione hetimore pėr borderotė. Ashtu siē vratė Mustafa Gjinishin, ashtu ekzekutuat edhe Azem Hajdarin. Ju jetoni nė kompleksin e turpit, ju s’keni pendesė, sepse po tė ki**** pendesė do tė shkrinit partinė dhe do tė themelonit njė tjetėr. Ju zgjodhėt kryetar tė partisė njeriun qė ndjehet i qetė kur fle nė shtratin e Myslym Pezės. Ju nuk i pėrkisni as viteve ‘40, as viteve ’50, as terrorizmit tė viteve ‘70, por ju s’shkėputeni dot nga ajo kohė”, theksoi Berisha. Ndėrsa Majko ka reaguar, duke theksuar se “Konferenca e 24 majit tė Pėrmetit kishte njė vendim, i cili nuk lejonte kthimin e mbretit Zog nė Shqipėri. Kur ti ishte president zoti Berisha dhe drejtoje qeverinė, mbretin Zog nuk e le tė shkelte Rinasin dhe e ktheve. Atėherė kush e zbatoi vendimin e Konferencės”. Ndėrsa Berisha ka replikuar me shprehjet se “Majko po mbron trashėgiminė e datės mė tė zezė si 24 maji”. “Mos ki merak, ēėshtjen e datės do ta zgjidh, qė nesėr ajo hyn nė ditėn mė tė zezė”. Ndėrsa deputeti socialist, Taulant Balla, nė diskutimin e tij nė emrin tė grupit tė PS-sė, nxori njė teserė tė vjetėr tė PPSH-sė, e cila sipas tij ishte e Sali Berishės. “Ai nuk ka tė drejtė qė tė mė akuzojė mua si komunist, pasi unė isha 13 vjeē kur u rrėzua komunizmi. Ja ku e ka teserėn e tij PPSH-sė, kryeministri, i cili ka paguar kuotat pėr 25 vjet”, tha Balla. Pas gjashtė orė debatesh, Kuvendi shtyu miratimin e rezolutės pėr njė seance tė ardhshme, pas pėrpunimit tė draftit tė rezolutės tė paraqitur nga grupi parlamentar i PD-sė.


 


REZOLUTA E PD PER KRIMET E KOMUNIZMIT


Kuvendi i Shqiperise i referohet Rezolutave te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes dhe konkretisht, Rezolutes 1096 (1996) “Masat pėr tė ērrėnjosur trashėgiminė e sistemeve totalitare komuniste” dhe Rezolutes 1481 (2006) “Domosdoshmeria pėr dėnimin ndėrkombėtar tė krimeve tė regjimeve totalitare komuniste”.

Kuvendi i Shqipėrise KėRKON:

Dėnon:
Dhunimin masiv tė tė drejtave tė njeriut tė kryer nga ana e regjimit totalitar komunist tė Enver Hoxhės nė Shqipėri dhe shpreh respekt, mirėkuptim e mirėnjohje pėr viktimat e genocidit komunist.
Figurėn e diktatorit Enver Hoxha si ideatori, frymėzuesi, drejtuesi dhe ekzekutuesi i sistemit mė tė egėr diktatorial komunist nė Europėn Lindore.
· Figurėn e diktatorit Enver Hoxha si hartues dhe zbatues tė njė politike antikombėtare.

Kėrkon:
Heqjen e tė gjithe titujve dhe dekoratave tė diktatorit Enver Hoxha tė dhėna nga regjimi komunist.
Rishikimin e datave historike te cilat janė simbole tė sistemit komunist dhe shenojne instalimin e diktaturės komuniste nė Shqipėri.
Heqjen e kėtyre datave nga protokolli zyrtar shtetėror.

Fton:
Tė gjitha partitė komuniste ose post-komuniste nė Shqipėri, qė tė rikonsiderojnė historinė e komunizmit dhe tė kaluarėn e tyre, tė distancohen qartėsisht nga krimet e kryera nga regjimi totalitar komunist dhe nga figura e diktatorit Enver Hoxha dhe t’i dėnojnė ato pa asnje mėdyshje.

Inkurajon:


Institucionet pėrkatėse pėr tė pėrshpejtuar kompensimin material tė shtrėsės sė tė persekutuarve politikė qė pėr dekada me radhė vuajti nėn diktaturėn mė tė egėr tė Europės Lindore.

Akademikėt, historianėt dhe ekspertėt e pavarur qė tė vazhdojnė kėrkimet e tyre me qėllim pėrcaktimin dhe verifikimin objektiv tė gjithēkaje ka ndodhur gjatė diktaturės komuniste nė Shqipėri.
Organizimin e nje konference kombetare me pjesemarrjen e perfaqesuesve te parlamentit, qeverise, partive politike, shoqatave tė tė persekutuarve, akademikeve, historianeve si dhe eksperteve te OJQ-ve, per krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste.
Fillimin e nje fushate kombetare per ndergjegjesimin rreth krimeve te kryera ne emer te ideologjise komuniste duke perfshire
rishikimin e librave shkollore,
organizimin e nje dite memoriale per viktimat e komunizmit,
hapjen e muzeumeve,
ngritjen e memorialeve nė nderim tė viktimave tė regjimeve totalitare komuniste.


 



  • Topi: Hapja e dosjeve, e rėndėsishme
    Unė mendoj se hapja e dosjeve ėshtė me rėndėsishme. Tė gjitha gjėrat qė janė thėnė kėtu janė boshe, nuk kanė vlerė, janė fjalė dhe vetėm fjalė. Gjė tjetėr qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė pėrcaktimi i skemės sė dėmshpėrblimit tė ish tė pėrndjekurve politikė. Kush kėrkon tė mbetet peng i historisė le tė mbetet, tė mos merremi me fjalė boshe.
  • Balla: Berisha, nė PPSH mė 8.11.1968
    Mua kryeministri mė akuzon si komunist, nė njė kohė qė kam qenė 13 vjeē kur u rrėzua regjimit i Enver Hoxhės. Kam kėtu njė teserė partie qė ėshtė e Sali Ramė Berishės, e lėshuar mė 8 nėntor 1968, kuota qė ka paguar pėr 25 vjet rresht ėshtė 1.9 lekė, nė njė kohė qė e ka pasur rrogėn mujore 950 lekė nė muaj. Me aq lekė sa ka paguar ndėr vite si kontribute, mund tė dėmshpėrblinte njė ish-pėrndjekur.
  • Ceka: Komunistėt, jo nė poste tė larta
    Unė kėrkoj qė t’i lemė retorikat boshe, pasi nė qeverinė aktuale janė 20% e pėrfaqėsuesve tė komunizmit. Nėse doni ta luftoni realisht komunizmit hajde tė ndryshojmė Kushtetutėn dhe tė vendosim qė asnjė komunist nuk do tė lejohet nė postet e larta drejtues, qė nga presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, gjykatės dhe nė tė gjitha institucionet shtetėrore, tė mos marrin pjesė nė asnjė drejtim tė shtetit.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard