Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Lajmet me te fundit nga kombetarja


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Lajmet me te fundit nga kombetarja
Permalink   


Aksel Ros, tifozi special i Shqipėrisė
Ish-krahu i djathtė i Brigelit, vazhdon tė jetė "i dashuruar" me vendin tonė dhe me skuadrėn kuqezi

Shqipėria do tė mbėshtetet nga njė tifoz shumė special nė sfidėn eliminatore tė Evropianit 2008, qė do tė luhet mė 11 tetor nė stadiumin "Amsterdam Arena". Aksel Ros, ish-ndihmėstrajneri i pėrfaqėsueses sonė, do tė jetė i pranishėm nė tribunat e impiantit mitik pėr tė parė nga afėr paraqitjen e kuqezinjve, pėrballė Holandės sė Van Bastenit, qė cilėsohet edhe si favoritja e grupit G. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga burime brenda Federatės Shqiptare tė Futbollit, tė cilat kanė bėrė tė ditur se Ros i ka kėrkuar nė mėnyrė miqėsore sigurimin e njė bilete pėr ndeshjen e radhės sė skuadrės sė Otto Bariē. Edhe pse e ka pėrfunduar misionin e tij nė Shqipėri, ku lamtumira ėshtė dhėnė nė momentin qė Hans Peter Brigel nuk ka dashur tė firmosė rinovimin e kontratės, Ros i ka mbajtur kontaktet me "qeverinė" e futbollit nė vend. Madje, ai vazhdon tė japė mendimet e tij pėr ecurinė e futbollistėve shqiptarė qė militojnė nė Gjermani, ose tė piketojė elementė potencial pėr tė ardhmen e Kombėtares.Kanė kaluar vetėm tre muaj nga shkėputja e Aksel Ros me Kombėtaren shqiptare. Megjithatė, pėr ish-futbollistin e pėrfaqėsueses gjermane, nostalgjia ka mbetur e madhe. Ish-numri 2 i stolit kuqezi vazhdon t‘i gjendet pranė skuadrės Kombėtare, duke pranuar qė ta ndihmojė atė edhe pa u paguar nga arkat e FSHF-sė. Ai vazhdon tė vėzhgojė gjendjen dhe paraqitjet e futbollistėve shqiptarė nė kampionatin gjerman, por edhe tė kėshillojė pėr ata qė mund tė jenė e ardhmja e Kombėtares. "Ros ėshtė njė person i mrekullueshėm, i cili megjithėse nuk punon mė nė Kombėtaren shqiptare, vazhdon t‘i qėndrojė pranė skuadrės", ka pohuar pėrgjegjėsi i ekipeve kombėtare, Besnik Ēela. "Ai kontakton vazhdimisht me ne, na tregon pėr gjendjen e futbollistėve shqiptare nė Bundesligė. Nė shumė raste, ai na orienton edhe pėr futbollistė tė rinj shqiptarė, qė ia vlen tė vėzhgohen si pjesė e sė ardhmes sė Kombėtares. Tė gjitha kėto, ai i bėn pa u paguar, por thjesht nga dėshira e tij pėr tė ndihmuar futbollin tonė".

Ros vazhdon tė jetė aq i lidhur me kuqezinjtė, sa edhe tashmė qė skuadra ka njė tjetėr staf drejtues, ai ka dėshirė t‘i qėndrojė pranė. Ish-zėvendėstrajneri i Shqipėrisė, qė nuk ka pranuar tė punojė nė tė njėjtin post me Brigelin nė Bahrein, ka kėrkuar nė mėnyrė miqėsore qė FSHF-ja t‘i sigurojė njė biletė pėr takimin e 11 tetorit, ku kuqezinjtė do tė luajnė pėrballė Holandės nė takimin e tretė eliminator tė Euro 2008. "Duke parė marrėdhėniet tona tė mira dhe lidhjen qė Ros ka me Kombėtaren, ai na ka kėrkuar nė mėnyrė miqėsore qė t‘i sigurojmė edhe njė biletė pėr nė ndeshjen me Holandėn. Mendojmė, qė pėr atė qė ai i ka dhėnė ekipit pėrfaqėsues, plotėsimi i kėsaj dėshire ėshtė gjėja mė minimale qė mund tė bėjmė nga ana jonė", ka pėrfunduar Ēela.

Aktualisht, Aksel Ros punon si drejtor teknik i klubit tė Ligės Rajonale, FK Primasens, skuadėr qė gjatė muajve tė verės ėshtė bėrė streha e mesfushorit Ervin Skela, duke e ndihmuar kėtė tė fundit tė fitojė njė gjendje tė kėnaqshme fizike.


 



__________________
none


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Lajmet e kombetares nen19 vjec per europian
Permalink   


EURO U-19 / Shqipėria mund Andorrėn 2-0

Shpresat pėr kualifikim janė akoma tė hapura

Ka perfunduar 2-0 ndeshja e fundit ne grup e Kombetares Shqiptare U-19 ndaj Andorres me gola te Mirel Cota dhe Enco Malindi. Megjithate kjo fitore nuk i ka sherbyer perfaqsueses se moshave te kualifikohet direkt ne fazen e ardheshme eleminatore,kjo pasi ekipi Sllovak ka fituar ndaj kryesueses se grupit Rusise me rezultatin 1-0. Me kete fitore Sllovakia renditet ne vendin e dyte me golavarazh me te mire se ekipi yne. Megjithate tani shpresohet ne nje kualifikim te mundeshem ku sipas rreullores se kampionatit Europian per moshat, ekipi me i mire ne te gjitha grupet qe renditen te tretet kualifikohet ne fazen e metejme.

Shqipėria nė pritje tė rezultateve
Shanset janė tė tepėrta por ēdo gjė do tė zyrtarizohet pas ndeshjes sė fundit

Megjithėse ka grumbulluar gjashtė pikė, prapė Shqipėria nuk arriti ta sigurojė kualifikimin direkt. Ndonėse fitoi dy ndeshje dhe atė direkte ndaj Sllovakisė skuadrat qė siguruan kalimin nė turin tjetėr ishin Rusia dhe Slovakia. Kjo pėr faktin se ishte 3 skuadra me pike tė barabarta dhe falė golaverazhit mė tė mirė, Rusia dhe Slovakia fituan tė drejtėn. Praktikisht, Shqipėria ka akoma shanse pasi pėrveē 24 skuadrave,2 nga ēdo grup do te kualifikohet edhe skuadra e trete me pikaverazh mė tė lartė. Asgjė nuk do tė njihet pėr Shqipėrinė derisa tė luhet takimi i fundit Wells-Luxemburg, qe do tė jetė ndeshje pėr grupin 10-tė eliminator.


__________________
none


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
RE: Lajmet me te fundit nga kombetarja
Permalink   


Asnje zevendesues per Kastratin

Trajneri i Shqiperise, Oto Baric, nuk do te therrase asnje sulmues per te zevendesuar Bekim Kastratin. Ky i fundit u demtua keq ndersa luante me Eintraht Braunshvajg, ne Bundesligen e dyte gjermane, duke pesuar keputje te ligamenteve te gjurit. Per kete shkak atij do t’i duhet te qendroje e pakta kater muaj jashte fushave. Nga FSHF eshte bere e ditur se trajneri Baric nuk do te therrase nje tjeter sulmues ne vend te Kastratit. Me pare, Baric eshte shprehur se e ka ende ne konsderate veteranin Alban Bushi, nderkohe qe nga burime prane kombetares mesohet se ai eshte interesuar edhe per Migen Memellin. Megjithate, per takimin me Holanden ai do te mjaftohet me sulmuesit qe ka thirrur, te cilet nuk jane pak, por plot pese. Dyshes titullare te formuar nga kapiteni Igli Tare dhe Erjon Bogdani, si dhe te zakonshmeve Edmond Kapllani e Hamdi Salihi, u eshte bashkuar edhe sulmuesi tjeter, Besart Berisha. Per Kastratin, edhe pse nuk do te jete ne skuader per shkak demtimi, ishte nje lehtesim thirrja me kombetaren, pasi sulmuesi e vuajti shume shpirterisht gabimin fatal te bere me Rumanine.

Berisha, kenaqesi kuqezi
Besart Berisha, hyrja me e re ne kombetaren shqiptare, eshte bashkuar dje me grupin e kuqezinjve ne rrethinat e Amsterdamit ne Holande, pasi ka bere nje vizite te shpejte ne Tirane, per te marre ne dorezim pasaporten shqiptare. “Jam i lumtur per zgjedhjen qe kam bere”, ka thene dje Berisha, “e po keshtu edhe e tere familja ime”. Sulmuesi ka rrefyer me pas se e ka pritur mjaft mire ftesen e bere nga FSHF ja dhe ka bere c’eshte e mundur nga ana e dokumentacionit per te qene sa me i shpejte e korrekt me kerkesat per marrjen e nenshtetesise shqiptare. Por nuk mbetet me kaq. Djaloshi duket sikur “hedh dorashken” kur thote: “E kam ndjekur kombetaren e Shqiperise dhe une besoj ne kontigjentin qe ka. Ka futbolliste shume te mire. Igli Tare, Bogdani, Cana, Lala apo Skela gezojne emer te mire edhe ne Gjermani. Eshte gjithnje nje kenaqesi te luash perkrah tyre. Mendoj se kemi shanse per te bere dhe rezultate”.


__________________
none


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Permalink   

Oto Baric, rritet “temperatura”

Pėrgatiti Arbi Hoxha

Kuqezinjte shqiptare prekin token holandeze. Edhe pse kane mberritur dje ne mesdite ne Amsterdam, teksa menjehere me pas jane akomoduar ne hotel “Hampshire Golf”, i cili do te jete edhe rezidenca e kombetares tone, deri ne daten 11 tetor, kur djemte e Baric do te perballen me portokallinjte e Van Basten, problemet nuk i jane ndare kuqezinjve. Kater lojtare te zene nga nje influence gripi, e shoqeruar me temperature, si edhe gjashte te tjere qe nuk kane ardhur ende kane filluar dhimbjet e kokes per trajnerin Baric. Ka qene vete tekniku, i cili nepermjet nje bisede telefonike me redaksine e “Sport Ekspres” ka pranuar edhe shqetesimin e tij. Nderkohe ai ka folur edhe per Berishen, te cilin sqaron se eshte shume e rendesishme prania ne kombetare.

Si duket gjendja e skuadres ne diten e pare ne “toke te huaj”?
Jo e kenaqshme. Jam detyruar te anuloja nje seance stervitore qe duhet ta zhvillonim pasdite, pasi kam disa probleme te vogla. Gjashte futbolliste nuk kane ardhur ende, pasi kane pasur akoma ndeshje ne kampionatet e tyre. Por, pervec tyre, jane kater futbolliste te tjere, si Hasi, Haxhi, Murati dhe Muka, te cilet me duket se jane “pushtuar” nga gripi dhe temperatura. Megjithate, ato jane nen kurat e mjekeve te ekipit dhe mendoj se keto dite gjithcka do te zgjidhet dhe nuk do te kete me probleme.

Do ju duhet te beni pa Canen dhe Beqirin (te skualifikuar), por edhe Duron e Kastratin (te demtuar), teksa ngushellimi i vetem do te jete ardhja e Berishes. C’mund te thoni per te?

Sigurisht do te kemi shume mungesa, por nuk dua t’i kujtoj tani. Persa i perket Berishes, ai duhet te vije sonte vone (mbreme) dhe neser (sot) do te zhvilloje stervitje se bashku me grupin, te cilit i shtohen edhe gjashte lojtaret e tjere. E di qe eshte nje lojtar i mire dhe prezenca e tij ne kombetare ne keto momente eshte shume e rendesishsme.


__________________
none


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Permalink   

Kombėtarja : Euro 2008

Pėrgatiti Arbi Hoxha

Ndeshjet kualifikuese tė grupit G pėr Kampionatin Evropian Austri/Zvicėr 2008:





Ndeshja
Vendi
Data

San Marino 0:3 Shqipėri (miq.)
San Marino
16 gusht 2006, 20:30 CET

Bjellorusi 2:2 Shqipėri
Minsk
2 shtator 2006, 19:00 CET

Shqipėri 0:2 Rumani
Tiranė
6 shtator 2006, 20:00 CET

Holandė - Shqipėri

11 tetor 2006

Shqipėri - Slloveni

24 mars 2006

Bullgari - Shqipėri

28 mars 2007

Shqipėri - Luksemburg

2 korrik 2007

Luksemburg - Shqipėri

6 korrik 2007

Shqipėri - Holandė

12 shtator 2007

Slloveni - Shqipėri

13 tetor 2007

Shqipėri - Bullgari

17 tetor 2007

Shqipėri - Bjellorusi

17 nėntor 2007

Rumani - Shqipėri

21 nėntor 2007

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard